23:56 / E Mërkurë, 19 Janar 2022 / AR

Vjen reagimi i Pete Davidson pas ‘kërcënimit’ të Kanye West

Pete Davidson thuhet se është pjesë e një teksti në këngën e pa publikuar nga Kanye West, ku duket se i përcjellë mesazh kërcënues.

Teksti është: “Zoti më shpëtoi nga një përplasje, vetëm që të mund të rrah b*thën e Pete Davidson”, dëgjohet duke thënë ai, transmeton Indeksonline.

Një burim zbulon përgjigjen e supozuar të Pete ndaj këtij teksti.

“Pete mendon se është krejtësisht qesharake. Jo vetëm kaq, ai mendon se e gjithë drama është qesharake. Ai e do atë”.

“Është qesharake që shtypi dëshiron të dijë çdo lëvizje të tij E gjithë kjo ‘marrëzi’ me Kanyen erdhi pasi i pa dyshen të afruar më njëri-tjetrin” përfundoi burimi./Indeksonline/