75 Mall Live Search
20:36 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Vjeshta dhe vargjet”, çmimi për vepër jetësore i takon Zymber Elshanit

Është mbajtur edicioni i 6-të i manifestimit letrar “Vjeshta dhe vargjet”, që organizohet nga Art Club “Rifat Kukaj”, ndërsa çmimi kryesor për vepër jetësore i’u është ndarë shkrimtarit për fëmijë, Zymber Elshani.

Elshani që për shkak të gjendjes shëndetësore nuk mori pjesë në këtë tubim, përmes rrjetit social Facebook, falënderojë organizatorët dhe u shpreh i lumtur që çmimin që mban emrin e njërit prej shkrimtarëve më të mirë për fëmijë e shtoi në sirtarin e tij.

Zymber Elshani është autor i më shumë se 15 veprave autoriale dhe po aq sosh të përkthyera.

Ai është përkthyes i shumë librave të nobelistëve ndër ta edhe librit “ASKUND” të J.M Coetzee, fituesit të çmimit Nobel për letërsi.