14:58 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vjeshtë magjike në Dardhë

Të udhëtosh mes ngjyrave të vjeshtës në Dardhë të Korçës është një aventurë e paharrueshme.

Turistët që vijnë në Dardhë, mahniten nga rregullsia e planimetrisë së shtëpive, arkitektura interesante, pastërtia shembullore nëpër rrugët me kalldrëm, që tani në shumicën e kohës, janë të mbushura me gjethe të verdha.