15:51 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vjollca Shala-Mulaj emërohet Kryeshefe Ekzekutive e Postës

Pas dorëheqjeve që kanë dhënë dy zyrtarqët e lartë të Postës së Kosovës, kryeshefi ekzuetiv Salih Morina dhe zyrtari kryesor Financiar dhe të Thesarit, Enver Govori, sot bordi i kësaj ndërmarrje ka emëruar në këto pozita dy zyrtarë të tjerë.

Bëhet fjalë për Vjollca Shala-Mulaj e cila është emëruar u.d. Kreyshef Ekzekutiv si dhe Zyrar Kryesor Financiar dhe i Thesarit, si ushtrues detyrë është emëruar Fadil Brestovci, transemton IndeksOnline.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka pranuar dorëheqjen e dy zyrtarëve të lartë, U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Salih Morina dhe U.D. Zyrtarit Kryesor Financiar dhe të Thesarit, Enver Govori.

Për kontributin e jashtëzakonshëm të Z. Morina dhe Z. Govori, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, iu shpreh falënderime për gjithë punën e tyre të gjertanishme në këto pozita të larta zyrtare në Postën e Kosovës.

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, sot vendosi që në pozitën e U.D. Kryeshef Ekzekutiv, emëroi Znj. Vjollca Shala – Mulaj, ndërsa në pozitën e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe të Thesarit, si Ushtrues Detyre, emëroi Z. Fadil Brestovci.