12:25 / E Enjte, 17 Shkurt 2022 / OSH

Vjosa Osmani arrin në shesh bashkë me Prindonin, pritet me duartrokitje

Kosova sot po feston 14 vjetorin e Pavarësisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin, Prindonin dhe dy vajzat e tyre kanë zënë vend në karriket e sheshit të Prishtinës.

Ajo iu bashkua politikanëve të tjerë dhe qytetarëve për ta përcjellë ceremoninë solemne.

Parakalimi i FSK-së ka mbushur sheshet e Prishtinës./IndeksOnline/