19:57 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / Blerim

Vjosa Osmani e takon Edonin dhe i uron suksese

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani ka takuar sot futbollistin kosovar, Edon Zhegrovën.

Ajo përmes një shkrimi i ka uruar futbollistit të Kombëtares së Kosovës fat në ndeshjen e sotshme ndaj Young Boys, shkruan IndeksOnline.

“Shumë suksese, Edon Zhegrova! Ishte kënaqësi të takohemi në Zvicër. Bashkë me ekipin e Baselit, uroj që të shënoni sot fitore. E Kosova të pret ty dhe shokët e tu Dardan të na riktheheni së shpejti me fitore të mëdha”, ka shkruar Vjosa Osmani në rrjetet sociale.

Në këtë takim, për fat të keq futbollisti kosovar nuk do të luaj nga fillimi./IndeksOnline/