75 Mall Live Search
17:22 / E Shtunë, 04 Prill 2026 / MSH1

Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!

Pas 5 vitesh, Vjosa Osmani sot u largua nga Presidenca e Republikës së Kosovës.

Me përfundimin e mandatit të plotë si kryetare e shtetit, ajo i dorëzoi detyrën kryetares se Kuvendit, Albulena Haxhiu, shkruan IndeksOnline.

Osmani po përcillet nga Presidenca me ceremoni shtetërore, teksa çelësin e këtij institucioni, nga sot e tutje do ta kete Haxhiu, si ushtruese e detyrës.

Duke i dorëzuar detyrën, bashkë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe dosjet e punës, Osmani i tha Haxhiut se është e lumtur që këtë detyrë po ia dorëzon një gruaje.

“Jam shumë e hapur të vazhdoj bashkëpunimin me ju. Të uroj shumë suksese në angazhimin tënd kudo që ju keni vendosë ta bëni atë”, i tha Haxhiu, Osmanit.