21:29 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / Blerim

Vjosa Osmani në shtëpinë e heroit Agim Ramadani

U.D e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare FB, ka bërë të ditur se sot është pritur në Zhegër nga familja e heroit, Agim Ramadani.

Ajo ka thënë se guximi e dashuria për atdheun që treguan në kohët më të vështira Agim Ramadani bashkë me mijëra burra e gra të Kosovës le të jetë udhërrëfyes i yni i gjithhershëm.

Ky është postimi i saj i plotë:

E nderuar sonte të pritem në Zhegër te familja e heroit Agim Ramadani. Aty ruhen të gjitha pikturat e tij, por edhe guri i kufirit që kishin thyer Agim Ramadani me shokë. Një shembull i jashtëzakonshëm që dëshmon se ideali për vendin thyen çdo pengesë e sfidë, sado e vështirë që mund të duket. Guximi e dashuria për atdheun që treguan në kohët më të vështira Agim Ramadani bashkë me mijëra burra e gra të Kosovës le të jetë udhërrëfyes i yni i gjithhershëm.