12:38 / E Premte, 22 Prill 2022 / B O

Vjosa Osmani për skandalin në Slloveni: Ne i besojmë ambasadorit tonë!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar për skandalin në Slloveni ku lakohet edhe emri i ambasadorit të Kosobës, Martin Berishaj për përshirjen në një skandal financiar.

Osmani ka thënë se i institucionet e Kosovës i besojnë ambasadorit Berishaj.

“Një gjë e tillë nuk është konstatuar nga asnjë organ i drejtësisë, por thjesht është shkruar nga një media, për të cilën ambasadori e ka mohuar në tërësi dhe do të ndjek të gjitha rrugët ligjore drejt një gjëje të tillë. Atyre që publikohen, siç e ka thënë presidenti Biden, rreziku më i madh për demokracinë tonë nuk janë vetëm tanket, por edhe dezinformatat. Si presidente pres që çdo gjë që publikohet të konfirmohet, dhe nëse nuk konfirmohen ne procedojmë ashtu si i kemi marrë vendimet tona dhe ne i besojmë ambasadorit të Republikës sonë kur mohon akuza të tilla” ka thënë Osmani./Indeksonline/