10:51 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / OSH

Vjosa Osmani përkujton Holokaustin: Gjenocidi ndaj hebrenjve është barbaria më e madhe që njeh historia

U.D e Presidentes Vjosa Osmani, ka kujtuar Holokaustin, ditën kur bota njohu gjenocidin më të madh të bërë ndaj njerëzve.

Ajo ka thënë se nuk mund ta njohë askush më shumë dhimbjen se sa popujt që përjetuan fate historike të ngjashme.

“Sot, duhet ta kujtojmë dhe të ndihemi krenar për ndihmën të cilën shqiptarët i dhanë komunitetit hebraik në vitet e trishtimit. E përderisa kujtojmë kalvarin e hebrenjve, nuk ka si të mos përmendet edhe ndihma e shtetit izraelit ndaj kosovarëve të dëbuar dhunshëm në luftën e vitit 1999”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka  thënë se në botë mbijetojnë vetëm miqësitë ndërmjet popujve e shteteve.

“Kosova, shqiptarët, Izraeli dhe izraelitët prej kohësh kanë ndërtuar urat e miqësisë”, ka shkruar tutje ajo.