21:59 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / gjelbra k

Vjosa Osmani reagon pas medaljeve të Distria Krasniqit Flaka Loxhës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është ndjerë krenare pasi xhudistet tona, Distria Krasniqi e Flaka Loxha, arritën të fitojnë medalje në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë.

“Dy medalje 🥇 🥉 në xhudo në një ditë.
Fitore pas fitore, Distria Krasniqi, sërish e artë e flamuri i shtetit të Kosovës, sërish më së larti në Lojërat Mesdhetare Oran 2022!
Këtë krenari na e rritë edhe më shumë fitorja e Flaka Loxhës, e cila me medaljen e bronztë po ecën hapave të Majlindës e Distrias.”, ka shkruar Osmani në Facebook./Indeksonline/