22:00 / E Martë, 11 Maj 2021 / OSH

Vjosa Osmani shtron iftar për BIK, fton edhe Kurtin e Konjufcën

Presidentja Vjosa Osmani sonte ka shtruar iftar për udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës të prirë nga Myftiu Naim Tërnava, ku të ftuar ishin edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, shkruan IndeksOnline.

Kryeministri Kurti ka shpërndarë disa fotografi nga kjo mbrëmje.

Ai tha se Ramazani na rikujton t’i vendosim nevojat e të tjerëve para tonave ndërsa vlerat islame të dhembshurisë dhe bujarisë.

“Muzgu i ditës së sotme na gjeti të bashkuar në iftarin e shtruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku së bashku me udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës të prirë nga Myftiu Naim Tërnava, ishim të ftuar unë dhe Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Duke qenë një kohë bamirësie dhe përsiatjeje shpirtërore, Ramazani na rikujton t’i vendosim nevojat e të tjerëve para tonave ndërsa vlerat islame të dhembshurisë dhe bujarisë marrin edhe më shumë kuptim në situatën aktuale me COVID-19. 

Uroj që Ramazani i ardhshëm të na gjejë mirë, shëndetplotë e në paqe!

Të gjithë besimtarëve e besimtareve u uroj agjërim të pranuar!”, tha Kurti./IndeksOnline/