17:12 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vladimir Putin uron presidentin Meta për 28 nëntor

Presidenti Ilir Meta ka marrë sot një urim nga homologu i tij rus, Vladimir Putin me rastin e festës së flamurit.

Mesazhi i liderit rus vjen pas mesazhit të Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe disa prej liderëve të tjerë botërorë për festën e Pavarësisë në drejtim të Presidentit Meta.

Në urimin e tij, Putin vë theksin tek përparimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare, që sipas tij dot të sillte përforcim të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të gjithë Evropën.

Mesazhi i Presidentit Putin:

Mesazh urimi i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta me rastin e Ditës së Flamurit:

SHKËLQESISË SË TIJ

Z. ILIR META,

PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Tiranë

I nderuar zoti President,
Merrni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë,
Ditës së Flamurit.

Synojmë përparimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare. Kjo sigurisht do të ishte në përputhje me interesat thelbesore të popujve të vendeve tona, dhe do t’i shërbente përforcimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të gjithë Evropën.

Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë qytetarëve të Shqipërisë u uroj mirëqenie dhe begati.

Me respekt,

VLADIMIR PUTIN
28 nëntor 2017 /albeu.com/