16:58 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / GF

Vlera e Bitcoin po bie masivisht

Vlera e Bitcoin ditëve të fundit vazhdimisht vazhdon të bie.

Çmimi i saj ka rënë në intervalin prej 17,000 dollarë, për herë të parë në dy vjet, duke marrë parasysh që Bitcoin ka qenë mbi 20,000 dollarë gjatë dy javëve të fundit.

Pavarësisht çmimeve të ulëta, Bitcoin ka qenë relativisht i qëndrueshëm në muajt e fundit. 

Kjo është e rëndësishme sepse stabiliteti i saj vjen në një kohë kur asetet e tjera ranë me shpejtësi, duke përfshirë arin, monedhat e huaja dhe stoqet.

Ekspertët vënë në dukje faktorët makroekonomikë që kanë të ngjarë të nxisin çmimin, duke përfshirë rritjen e normave të interesit, luftën në Ukrainë dhe inflacionin e lartë, për të mos përmendur se SHBA mund të shkojnë drejt një recesioni.

Bitcoin nuk ka qenë mbi 50,000 dollarë që nga 25 dhjetor 2021./Indeksonline/