22:56 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vlerësimi i WhoScored për paraqitjen e Valon Berishës kundër Apollon

Lazio pësoi humbje të papritur sonte në ndeshjen e vlefshme për grupin H në Europa League.

Skuadra nga kryeqyteti i Italisë, e kualifikuar tashmë për në fazën tjetër të Europa Leagues, u mposhtë nga Apollon Limassol.

Reprezentuesi kosovar, Valon Berisha startoi nga minuta e parë në këtë ndeshje, transmeton IndeksOnline.

Ylli i Kosovës nuk bëri ndonjë imapkt të rëndësishëm sonte për Lazion, duke mos arritur ta shpëtojë skuadrën e tij nga humbja.

Nga WhoScored, ai u vlerësua me notën, 6.1 për paraqitjen e tij në mesfushë.

Trajneri, Simone Inzaghi, vendosi që sonte ta pushojë portierin, Thomas Strakosha, por jo edhe Durmisin, i cili startoi gjithashtu nga minuta e parë e luajti deri në fund./IndeksOnline/