18:22 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vllahiu: Suksesi i AAK – rezultat i punës, kandidatëve dhe qeverisjes së Haradinajt

Përfaqësuesi i AAK-së, Arbër Vllahiu, ka deklaruar se kjo parti shënoi rritje pas balotazhit duke treguar që ka një orientim të qartë politik.

“Përzgjedhja e duhur e kandidatëve për kryetarë të komunave, puna disavjeçare e AAK-së, dhe 70 ditëshi i Kryeministrit Ramush Haradinaj kanë bërë që AAK-ja të ketë një rezultat të tillë”.

“Ne kemi pritur rezultate të mira. Njerëzit emblematikë, njerëzit me përvojë dhe profile të ndryshme kanë treguar frymë të zhvillimit dhe i kanë dhënë kuptim kësaj situate”.

Vllahiu i ka vlerësuar këto zgjedhje komunale si më demokratiket dhe tregues të perspektivës evropiane të Kosovës.

“Këto janë zgjedhjet më së miri të organizuara deri më sot. Janë vlerësuar të drejta dhe fer”.

“Kjo bën që Kosova të duket e pjekur politikisht dhe është e aftë në organizimin e zgjedhjeve demokratik”, deklaroi Arbër Vllahiu në Info Magazine të Klan Kosovës.