17:50 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Vllaznia “përshëndetet” nga Superliga, Flamurtari mposht Besën (Foto)

Me dy ndeshjet e sotshme ka përfunduar xhiroja e 30’të e Vala Superligës së Kosovës.

Skuadra e Flamurtarit ka arritur një fitore të madhe në udhëtim, duke mposhtur Besën e Pejës me rezultat të thellë 4-0.

Golat në këtë takim i shënuan: Hajzeraj, Mendes, Statovci dhe Shillova.

Me këtë fitore, Flamurtari është ngritur në kuotën e 22 pikëve dhe gjendet në zonën e barazhit. Kurse, Besa mbetët në pozitën e 11’të me 19 pikë dhe rrezikon shumë rënien nga Superliga.

Në anën tjetër, Vllaznia e Pozheranit pothuajse është përshëndetur nga Superliga, pasi është mposhtur në “shtëpi” nga Vëllaznimi i Gjakovës.

Takimi i zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan përfundoi me rezultat 2-0.

Me këtë humbje Vllaznia e Pozheranit, mbetët në pozitën e fundit me 14 pikë, dhe vetëm ndonjë mrekulli mund ta shpëtoj nga rënia./IndeksOnline/