19:18 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / Blerim

Vlonjati sfidon temperaturat bën plazh në dimër

Të sfidosh temperaturat; kjo është historia e një qytetari vlonjat i cili është parë të zhytet në det.


Teksa temperaturat po shënojnë ulje ditë pas dite, ai ka lënë pas të ftohtin dhe është futur në ujë për disa çaste.


Krejtësisht i vetëm, qytetari shihet teksa noton përgjatë bregut të detit, një veprim që s’mund të mos rrëmbente vëmendje.