Vlora Çitaku kontribuon në donacionin për Xhakën e Shaqirin [Foto]
Donacionit për t’i grumbulluar plotë 25 mijë dollarë në ndihmë të dy kosovarëve, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, i janë bashkuar personalitete ndër më të ndryshme në Kosovë.
Kësisoj, ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka dhënë një shumë simbolike për t’i nderuar Xhakën e Shaqirin, shkruan Indeksonline.
Me këtë rast, sipas faqes zyrtare “Gofundme”, figuron emri i Çitakut ku shihet se ka dhënë 100 dollarë për dënimin e tyre që ua shqiptoi FIFA.
Ndërkaq, në listën e njëjtë figuron edhe emri i Kryetarit të Kamenicës nga radhët e Vetëvendosjes, Qëndron Kastrati, i cili ka dhënë 50 dollarë në donacionin në fjalë.
Duhet theksuar se në ndihmë të kosovarëve më herët kanë dalë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani i cili dha një pagë për këtë si dhe deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj që deklarojë se është në gjendje që paguajë krejt dënimin vetëm që ta bëjnë çdo herë shqiponjën.
Ndryshe, FIFA ( shtëpia më e madhe e futbollit) vendosi dënim nga 20 mijë franga ( nga 10 për të dytë) ndërsa 5 mijë franga zviceranin, Lichtsteiner.
Gjesti i tyre i bëri krenarë mijëra tifozë shqiptarë, andaj këta të fundit dëshirojnë t’ia bëjnë një nderë Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës./Indeksonline/
Donacioni për Granit Xhaken e Xherdan Shaqirin: