11:20 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Vlorë, fëmija 2 vjeç rrëzohet aksidentalisht nga kati i dytë i banesës

Një fëmijë vetëm 2 vjeç ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës ku jetonte duke u plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës.

Vogëlushi  me inicialet  S.B është dërguar rreth orës 09:00, në Spitalin e Vlorës me dëmtime të shumta dhe ndodhet në gjendje të rëndë.