14:03 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vodhi rreth 12 mijë euro, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia rajonale e Prizrenit ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se para tri ditësh ka vjedhur 11 mijë e 800 euro.

Në njoftim thuhet se atij i është shqiptuar masa e ndalimit 48 orë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Me datë 07 nëntor, rreth orës 09:30 në Prizren, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore është arritur të identifikohet dhe njëherit të arrestohet personi i dyshuar me inicialet (R. S.), i cili ishte në kërkim policor.

Personi i dyshuar tanimë i arrestuar, dyshohej për përfshirje në veprën penale “vjedhje e rendë”, e  kryer  me 05 nëntor 2018 në Suharekë, me ç’rast ishin vjedhur para në vlerë prej njëmbëdhjetë mijë e tetëqind (11800) Euro-ve.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar, ndaj të cilit me urdhër të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar  masa e arrestit për 48 orë. /Indeksonline/

 

 

 

Temat: