16:24 / E Enjte, 14 Janar 2021 / Blerim

Vojvoda: Do rikthehem më i fortë inshallah!

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, sot ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore për lëndimin që e pësoi në ndeshjen ndaj Milanit.

Vojvoda, lëndoi krahun në takimin me Milanin, pas kësaj thuhet se ai do të operohet shpejtë dhe do të mungojë për afër 2 muaj, shkruan IndeksOnline

Ai ka postuar një fotografi të tij në “Instagram”, ku tha se do të kthehet më i fortë se kurrë.

“Çfarë vjen nga Zoti është e mirëpritur. Më i fortë se guri. Do rikthehem më i fortë inshAllah”, shkroi ai.