22:48 / E Hënë, 03 Maj 2021 / OSH

Vojvoda i sjell 3 pikë të arta Torinos, hapë gjigant drejt mbijetesës

Skuadra e Torinos ka arritur të shënoj fitore tejet të rëndësishme kundër Parmas me rezultat 1:0.

Golin e vetëm për Torinon e shënoi mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda, shkruan Indeksonline.

Me këtë 3 pikësh, Torino ka 34 pikë pas 33 ndeshjeve. Klubi i Vojvodës është 4 pikë larg ‘zonës së kuqe’ dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Parma gati veç se është përshëndetur me Serien A./Indeksonline/