17:41 / E Shtunë, 01 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vojvoda mposhtë Zenelin dhe Berishën – Standard Liege triumfon kundër Reims

Skuadra e Mergim Vojvodës, Standard Leige ka triumfuar kundër skuadrës së Valon Berishës e Arbër Zenelit me rezultat 0-1 në miqësoren që u zhvillua sot.

Standard Liege ka fituar me rezultat 1-0 kundër Reims në ndeshjen që u zhvillua sot në stadiumin e Standardit në qytetin Belg Liege.

Ndeshja për 64 minuta ishte e barabartë, derisa Vojvoda startojë që nga fillimi për skuadrën belge.

Pikërisht në minutën e 64-të shënoi gol Mehdi Cercela duke kaluar Standardin në epërsi.

Arbër Zeneli luajti për 62 minuta, kurse për Valon Berishën ende nuk dihet se a ka debutuar, për shkak se ende nuk ka informacione të publikuara nga ndeshja.

Para ndeshjes, Zeneli dhe Berisha u tallën me Vojvodën duke thënë se do ta mposhtin.