21:23 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vojvoda një ditë para ndeshjes: Gati për me luftu deri në minutën e fundit, krejt bashkë

Me fillim nga ora 20:45 ditën e nesërme do të zhvillohet ndeshja Kosovë-Çeki.

Edhe pse me tri mungesa shumë të rëndësishme në përbërjen e ekipit, yjet e Kosovës janë të bindur se do të japin maksimumin që nga kjo ndeshje të dalin fitues.

Ndeshja Kosovë-Çeki dhe ajo me Anglinë janë kryesoret në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, shkruan Indeksonline.

Tri pikë të arritura në Plzën dhe një në kryeqytet do të ishin mundësi e Kosovës për Europian, por sigurisht nuk janë të dëmshme edhe kombinime më të komplikuara për fitore.

E një ditë para ndeshjes, Mërgim Vojvoda ka deklaruar se janë gati për të luftuar deri në minutën e fundit.

“Gati për me luftu deri në minutën e fundit #krejt bashkë”,ka shkruar Vojvoda./Indeksonline/