23:55 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vojvoda si gjithmonë qesharak në deklarata: Do t’ia shtijmë Çekisë e Anglisë

Kombëtarja e Kosovës përsëri ka treguar forcën e saj në futboll.

Kosova ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Malit të Zi me rezultatin 2:0 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Mërgim vojvoda, ka folur për medie pas takimet me Malin e Zi.

“Normal që kemi pasur presion dhe është dashtur me fitu sot. Por goli i Amirit na ka çliru shumë, kena pas shanca tjera por shiqyr që e dhamë golin e dytë dhe nuk pësuam gol”, ka thënë Vojvoda.

“Bënë disa provokime dhe referi nuk u dha atyre kartona. Ka qenë faji im ndoshta pasi që nuk është dashur të ndëshkohem duke u përfshirë”, tregoi mbrojtësi i Standart Liege.

“Do t’ia shtijmë edhe Cekisë e Anglisë e”, ka përfunduar Vojvoda.