FFK-ja dhe FSHF-ja mbërrin në shtëpinë e UEFA-s (Foto)
Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri së bashku me sekretarin, Eroll Salihu dhe trajnerin Muharrem Sahiti sapo kanë mbërritur në Luzanë, në vendin ku do të tërhiqet shorti, shkruan IndeksOnline.
Bashkë me ta sapo kanë mbërritur edhe liderët e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Christian Panucci dhe Armand Duka.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA sot hedhë shortin për “Nations League”, ku Kosova dhe Shqipëria janë pjesë e saj.
IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/