09:24 / E Martë, 13 Shkurt 2024 / L K

Vokrri prezantohet te skuadra ukrainase

Një mbrojtës shqiptar 22-vjeçar i bashkohet Vorskla Polltavës në Ukrainë. Bëhet fjalë për Silvio Vokrrin, i cili ka firmosur kontratë për 3 vjet e gjysmë më këtë ekip.

Në fakt, mbrojtësi ishte pjesë e Dinamo City-t, por klubi blu e ka lënë të lirë futbollistin për t’i transferuar në Ukrainë.

Vokrri i ka pasur hapësirat të kufizuara në ekipin e Dinamos, pasi gjatë pjesës së parë të sezonit është aktivizuar për pak minuta në dy ndeshje, në fitoren 2-1 me Kukësin dhe në humbjen 2-3 me Tiranën.