Vokrri uron Feniksin për titullin
Feniksi është shpallur Kampion i Superligës së Kosovës në futsall pasi në finale të play-offit ka mposhtur Liburnin në dy ndeshjet.
Pas këtij suksesi, presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri e ka uruar skuadrën nga Drenasi duke i dëshiruar suksese në UEFA Futsal Cup.
Ky është urimi i Vokrrit:
Të nderuar drejtues, futbollistë, shtab teknik dhe adhurues të FC ”Feniks”!
Me lejoni që në emrin tim dhe të KE të ju uroj për titullin e kampionit në futsall në Superligën e Kosovës në futsall për edicionin 2017/2018, pas një gare jashtëzakonisht të fortë, korrekte, dhe rivaliteti sportiv.
Po ashtu ju uroj suksese në garat e UEFA Futsal Cup, me dëshirën që pjesëmarrja e juaj në këtë garë prestigjioze të jetë e suksesshme dhe që në mënyrë të dinjitoze ta prezantoni futsallin e Kosovës.
Me respekt
Fadil Vokrri
President i FFK-së