12:22 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

Volkswagen do të fillojë prodhimin e veturës elektrike në nëntor

VW sapo ka njoftuar se prodhimi i makinës së saj elektrike do të fillojë në nëntor të vitit 2019.

Kjo është makina e parë e bazuar në platformën e re MEB i cili ishte një koncept që nga viti 2016. Me qëllim të krijimit sa më të madh të automjeteve elektrike në industrinë e automobilave, VW është i gatshëm të prodhojë 33 automjete të tjera jashtë platformës MEB në tri vitet e ardhshme.

Shitjet e para pritet të fillojnë në verë të vitit 2020. Ku deri më tani ka mbi 30.000 porosi për këto vetura./Indeksonline/.