18:57 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Volkswagen do të investojë 15 miliardë në makinat elektrike

Prodhuesi gjerman i automobilave ”Volkswagen” paralajmëroi se do të investojë 15 miliardë euro në prodhimin e automjeteve elektrike përmes investimit të përbashkët në Kinë.

Më tej theksohet se midis viteve 2020 dhe 2024 kompania gjermane përmes tre investitorëve të ndryshëm, do të investojë 15 miliardë euro në automjetet elektrike.

Bëhet e ditur se 15 modele të ndryshme elektrike ”Volkswagen” do të prodhohen në Kinë deri në vitin 2025 dhe se 35% e portofolit të produkteve të kompanisë do të përbëhet nga modele elektrike.

Gjithashtu u deklarua se prodhimi i automjeteve elektrike do të fillojë muajin e ardhshëm dhe se kompania gjermane synon të dyfishojë shitjet e automjeteve elektrike në Kinë vitin e ardhshëm.