14:26 / E Martë, 18 Janar 2022 / B O

Volkswagen ka gati modelin e ri për tregun kinez

Volkswagen ka gati një model të ri për tregun kinez. Sedani i ri do të quhet Lamando L dhe vije me një dizajn mahnitës.

Lamando L ka pesë dyer dhe dhe e zëvendëson konceptin e vjetër kompakt Lamando me shtimin e prapashtesës “L”, që do të thotë se modeli i ri është “rritur” dhe gjatësi më të madhe mes rrotave.

Motori i tij është TSI 1.4 litra që zhvillon 150 kuaj fuqi.

Volkswageni thotë se vetura arrin shpejtësi nga 0 në 100 km/h për 8,5 sekonda.

Shitjet do të fillojnë në muajt e ardhshëm. Çmimi nuk është përcaktuar ende./Indeksonline/