75 Mall Live Search
12:48 / E Hënë, 11 Janar 2021 / OSH

Volkswagen njofton veturën më të shitur në 2020

Në vitin 2020, Volkswageni Golf ishte përsëri makina më e shitur në Evropë. Volkswagen Golf 8 ka shitur mbi 312.000 njësi në Evropë.

Gjithashtu, Golf 8-a u zgjodh si makina më e mirë në Gjermani nga Auto Motor und Sport, Auto Bild dhe Auto Zeitung.

Golf 8-a ka qenë në dispozicion në të gjitha versionet kryesore, që nga prezantimi i tij, së bashku me modelet GTI, GTD dhe GTE.

Volkswageni ka njoftuar se çdo i treti Golf 8 i shitur ishte Hibrid./Indeksonline/