19:57 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Volkswagen nuk ofron punësime të reja deri në fund të vitit 2020

Volkswagen ka ndaluar punësimin e stafit të ri në kompani deri në fund të vitit, tha shefi i markës VW të mërkurën.

Me gjithë rikthimin e lehtë të kërkesës, shitjet e makinave mbeten nën nivelet para krizës së koronavirusit, tha Ralf Brandstaetter në një intervistë, shkruan “Reuters”.

“Ne mbetemi nën presion të konsiderueshëm të kostos. Dorëzimet dhe rrjedhimisht të ardhurat kanë rënë ndjeshëm. Në të njëjtën kohë mbetet një sasi e madhe e shpenzimeve. Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur të mos shtojmë njerëz të rinj”, tha Brandstaetter.

Shefi i këshillit të punës të kompanisë, Bernd Osterloh, tha se pa punësim të jashtëm, VW duhet të bëjë më shumë për të rikualifikuar stafin ekzistues.