18:36 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

Volkswagen paralajmëron urban ‘coupe’

Volkswagen kohët e fundit njoftoi se do të investojë pasuri të konsiderueshme në fabrikën e tij në Brazil, dhe tani ka zbuluar se çfarë modeli të ri do të bëjë atje.

Bëhet fjalë për veturën Urban Coupe, e cila do të zhvillohet plotësisht në Brazil.

Kompania gjermane publikoi një skicë ngacmuese të një siluete makine që ka karakteristikat e coupe-s.

Volkswagen shprehet se është një automjet që “kombinon karakteristikat e makinave sportive dhe pozicionin e ngritur të ulëseve”.

Më konkretisht, do të jetë një crossover coupe që synon “publikun e gjerë” për dallim nga shumica e veturave në segmentin e deritanishëm, të cilat kryesisht i përkisnin klasës premium të automjeteve. Interesante për blerësit në Evropë është informacioni që, përveç Brazilit, Urban Coupe do të prodhohet edhe në kontinentin e vjetër, kështu që ai do të jetë i disponueshëm edhe në tregun evropian.

Volkswagen nuk e ka zbuluar emrin e modelit të ri ose datën e premierës, por ndërsa Motor1 mëson se makina mund të mban etiketën T-Sport dhe do të debutojë vitin e ardhshëm.