16:42 / E Hënë, 27 Prill 2020 / indeksADMonline

Volkswagen rifillon punën në fabrikën më të madhe në Evropë

Kompania gjigante Volkswagen ka rifilluar këtë të hënë punën në njërën nga fabrikat më të mëdha që ka në Evropë, pavarësisht situatës me koronavirus.

Të inkurajuar në rënia e personave të infektuar, Gjermania ka lehtësuar masat e marra, transmeton IndeksOnline.

Grupi Volkswagen, i cili gjithashtu zotëron markat Skoda, Audi, Bentley, Porsche dhe Seat, po rifillon prodhimin në fabrikën e tij në Ëolfsburg, Gjermani, si dhe në fabrikat në Portugali, Spanjë, Rusi, Afrikën e Jugut.

Kapaciteti i prodhimit në Wolfsburg do të jetë vetëm 10% -15% për të filluar, dhe do të arrijë rreth 40% të niveleve të para krizës pas rreth një jave, tha Andreas Tostmann, anëtari i bordit të markës VW përgjegjës për prodhimin/IndeksOnline/.