15:56 / E Premte, 16 Gusht 2019

VW shfaqë modelin T-Roc që lansohet gjatë muajit që vjen

Makinë e fuqishme, me mundësi t’i hapet tavani.

Ndryshime të lehta ka pësuar modeli aktual i Volkswagen T-Roc, vetëm se tani ka mundësi t’i hapet tavani, që e ka të mbuluar me një shtresë të butë.

Kompania e ka shfaqur në disa imazhe këtë model, që lansohet gjatë muajit që vjen në Frankfurt Motor Show.

Megjithëse duket se është për të gjitha terrenet, në fakt është vetëm për zona urbane. Specifikat e T-Roc të ri nuk janë bërë të ditura, vetëm se dihet që do të ketë kapacitet prej 114 dhe 148 kuaj fuqi.

Teknologji e lartë është vendosur në Volkswagen T-Roc, që do të rivalizojë me Nissan Murano CrossCabriolet dhe Land Rover Range Rover Evoque, si një makinë shumë e mirë.