09:17 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

VW tregon më në fund dukjen, që do ta ketë Golf GTI

Ka filluar numërimi së prapthi, sa i përket prezantimit të kësaj makine

Tani që janë bërë katër muaj, që kur u lansua “Golfi” i ri, të gjithë ishin duke pritur se kur do të shfaqet “Golfp GTI” i ri.

Megjithëse është mbajtur fshehtë në mënyrë shumë të mirë, më në fund është treguar dukja e këtij modeli, që do ta shohim pas dy jave në “Geneva Motor Show”.

Në imazhin e shpërndarë, shihet vetë pjesa e përparme e kësaj makine, që e ka grillin sikur hojet e bletëve, hapësira të mëdha për ajrosje si dhe dritat opsionale për funksion ditor.

Kjo nuk është hera e parë që shihet “Golfo GTI” i ri, pasi më herët është parë teksa testohej me shtresa kamuflazhi. Vetura kishte linja të ngjashme me modelin aktual, ndërsa në kulm e kishte një krah të gjerë, derisa kishte një tjetër gyp për nxjerrjen e gazrave.

Sistemi Car2X që është integruar për herë të parë në këtë makinë, ia mundëson të komunikojë me vetura të tjera, derisa “Travel Assist” ia mundëson gjysmautonominë edhe ku lëvizë me 200 kilometra në orë.