17:11 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Volvo kufizon shpejtësinë maksimale 180 km/orë në të gjitha makinat

Kompania suedeze e makinave Volvo, njoftoi se do të kufizojë shpejtësinë maksimale të të gjitha makinave të saj në 180 km/orë, në të gjitha tregjet nga viti i ardhshëm. Kjo pasi sipas tyre “shumë njerëz janë lënduar rëndë ose madje vuajnë nga shpejtësia e tepërt”.

“Megjithëse kufiri i shpejtësisë nuk është ilaç për të gjithë, është mirë të bëjmë nëse mund të shpëtojmë edhe një jetë”, tha Hakan Samuelson, drejtor ekzekutiv i kompanisë.

Kompania raportoi të dhëna nga agjencia e sigurimit e SHBA për rrugë që tregojnë se 25 për qind e të gjitha aksidenteve të trafikut në 2017 u shkaktuan nga një udhëtim me shpejtësi.

Selia e Volvo është në Geteborg, Suedi, por është në pronësi të kompanisë kineze Gili. /IndeksOnline/