16:38 / E Enjte, 21 Shkurt 2019

Volvo sjell në Europë kamionët e parë tërësisht elektrik

Volvo Trucks ka filluar të dërgojë kamionët e parë tërësisht elektrikë. Kamionët elektrikë janë pjesë e një serie pilot e zhvilluar në bashkëpunim me klientë të zgjedhur.

Prodhimi i modeleve Volvo FL Electric dhe Volvo FE Electric do të fillojë zyrtarisht në gjysmën e dytë të vitit, me një numër të limituar automjetesh të rezervuar për tregjet europiane.

Volvo FL Electric është dizajnuar për shërbime komunale siç është menaxhimi i mbetjeve. Kamioni elektrik ka një maksimum outputi prej 185 kW dhe output të vazhdueshëm prej 130 kW.

Motori elektrik 16 ton mbështetet nga energjia prej dy deri në gjashtë paketa baterie litium-jon secila nga 50 kW. Prandaj kapacitetet 100 deri në 300 kW janë të mundshme. Kjo mundëson që kamioni të kryejë distanca prej 100 deri në 300 km.

Proçesi i karikimit zgjat 13 orë për baterinë 300 kW. Bateria mund të karikohet dy deri në tre orë duke përdorur karikimin e shpejtë DC me deri në 150 kW.

Volvo FE Electric në anën tjetër, është një kamion 27 tonësh. Drejtohet nga dy motorë elektrikë me fuqi maksimale 370 kW dhe ka output të vazhdueshëm 260 kW.

Kapacitete e baterisë prej 200 dhe 300 kW janë të mundshme për këtë kamion elektrik. Rangu është deri në 200 km.

Kamionët elektrikë do të fuqizohen nga FE Electric.