Von Cramon shpërndan pamjet e terroristëve: Kur do t’i sanksionojmë këta

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka pyetur se kur do të nisin sanksionet nga Bashkimi Evropian në lidhje me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zvecanit.
Von Cramon e ka bërë këtë pyetje duke shpërndarë videon ku shihen terroristët përgjegjës për sulmin e së dielës.
“Kur do të fillojë sanksionimi i këtyre njerëzve këtu? Ngrirja e aseteve, e llogarive bankare dhe parandalimi I tyre (dhe i disa kriminelëve të tjerë) për të udhëtuar në shtete e BE-së? Kjo do të ishte së paku sa për fillim (siç kishte bërë ShBA-ja disa kohë më parë)?”, ka shkruar von Cramon.
When do finally start sanctioning these guys here? Freezing assets, bank accounts and prevent them (there are a couple of other criminals) from traveling to 🇪🇺 countries? This would be at least a start (like the US did some time ago).@JosepBorrellF @vonderleyen @OliverVarhelyi https://t.co/rH0mIgY4Ao
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) September 26, 2023