16:15 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / Blerim

Von Cramon: Unë nuk do të përdorja një hartë ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se nuk do ta përdorte një hartë ku Kosova paraqitet si pjesë e territorit të Serbisë.

Ajo kështu ka thënë pas një interviste që i dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë ku shihet një hartë në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë

“Jo e dobishme. Unë nuk do ta përdorja një hartë të tillë. Por kjo sigurisht nuk është zyra ime”, ka shkruar Von Cramon në llogarinë e saj në Twitter.

Ndërkohë që sot ka reaguar edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, pas vendosjes së hartës së Ballkanit nga ana e Emisarit Lajcak në zyrën e tij, ku Kosova shihet si pjesë e Serbisë.

Kryediplomatja Haradinaj ka shkruar në Twitter se i ka dërguar një hartë të saktë të Ballkanit Perëndimor Emisarit Lajcak.