12:13 / E Hënë, 29 Maj 2023 / S Z

Von Cramon: Ajo që pash në veri ishte e frikshme, andaj i pyeta policët “Çfarë dreqin po bëni këtu”

Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e për Kosovën Viola von Cramon-Taubadel, në një konferencë për media ka dhënë sqarime, lidhur me pyetjen e saj drejtuar policëve në veri, “Çfarë dreqin po bëni këtu”,  e e cila ka ngjallur reagime të shumta. Cramon tha se këtë pyetje e bëri pasi që u ballafaqua me një situatë krejtësisht jo të duhur dhe të frikshme.

“Pash një situatë që ishte krejtësisht jo e duhur, kishte shkollë aty, kishte shtëpi banimi përreth dhe njerëz të armatosur si në luftë civile. Automjete të blinduara të cilat për të gjithë ne ishin absolutisht të papranueshme dhe për njerëzit, që ishin në terren dhe kjo është e  frikshme. Dhe sigurisht duhet t’i pyes çfarë dreqi po bëni këtu. Siç e thash me herët me të njëjtën fjali i thash e di që nuk është faji juaj, e di që nuk ndjeheni rehat, por megjithatë e bëra këtë pyetje”, tha ajo.

Cramon tha se ajo dhe në protesta në Gjermani, policëve ua ka bërë pyetjen e njëjtë. Ndërsa tha se njerëzit nuk duhet ta sulmojnë atë për deklaratat e saj, por duhet të shkojnë veri ta kuptojnë se ku është problemi.

“Policët nuk shihni atje ndonjë kërcënim. Unë pyeta çfarë dreqi po bëni këtu. A mendoni që vërtetë është e nevojshme, ua kam bërë si pyetje. Kam marrë pjesë në shumë demonstrata në Gjermani, i kam pyetur ata të njëjtën gjë, pse po dilni me këto pajisje, kur kemi ambient paqësor. Nuk duhet sulmuar unë por duhet shkohet në veri të kuptojnë çfarë është problemi, jo të më sulmojnë mua”, tha ajo/Indeksonline/