11:42 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / L K

Von Der Leyen: Evropa nuk është e kompletuar pa Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Von der Leyen theksojë së Kosova është pjesë e Evropës dhe do të punojnë të bindin Këshillin e Evropës

“Kosova është pjesë e Evropës, gjithmonë do të them Evropa nuk është e kompletuar pa Kosovën”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera, e parja e Komisionit Evropian tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

“Keni shumë të drejtë keni punuar zellshëm, ju keni treguar gjithmonë vlerat tuaja. Kjo punë e zellshme që e ka bëre Kosova është raportuar edhe në Komision.

Ju gjithashtu keni bëre përparim për të luftuar korrupsionin qe është gjë e mirë, ju kam dëgjuar sa i përket liberalizimit të vizave, por e keni një aletë, për mua i keni përmbushur të gjitha standardet.

Detyra jonë është qe të bindim të gjitha Këshillin” shtoi Von Der Leyen.