18:07 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

Von der Leyen- Vuçiqit: Dialogu me Kosovën është kryesor për rrugën evropiane të Serbisë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, u takua sot me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Bruksel.

Siç u tha nga Komisioni Evropian, von der Leyen pati një “diskutim të mirë” me Presidentin e Serbisë, në shoqërinë e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajcak.

Von der Leyen tha se dialogu me Kosovën është kryesor për rrugën evropiane të Serbisë./Indeksonline/