75 Mall Live Search
17:45 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vonesat e mëdha për kompletimin e stadiumit të ri – reagon Tottenhami

Tottenhami ka demantuar mediat që raportonin se stadiumi i tyre i ri nuk do të jetë i gatshëm para vitit të ri.

Contruction News, burim i industrisë, ka shkruar se ndërtimi i stadiumit ka hasur në vonesa të mëdha dhe se nuk do të kompletohet para janarit.

Data për kompletimin e stadiumit nuk është bërë ende e ditur, pasi që ka ende punë për t’u kryer, transmeton IndeksOnline.

Zëdhënësi i Tottenhamit ka treguar për Sky Sports se këto zëra nuk janë aspak të vërtetë.

”Ne gjithnjë kemi thënë se do t’i lansojmë të rejat për testimet finale dhe për hapjen zyrtare sa më shpejt që të jetë e mundur”.

”Ne kemi besim në kontraktorët e projektit dhe zërat po qarkullojnë për datën e përfundimit”.

Për shkak të mungesës së stadiumit, Tottenhami është detyruar t’i zhvillojë ndeshjet si vendas në stadiumin nacional, ”Wembley”./IndeksOnline/