23:25 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Tribuna VIP e skuadrës kosovare, ku mund të uleni për vetëm ”25 cent”

Ani pse kanë kaluar disa vite që prej pranimit në UEFA dhe FIFA, infrastruktura në futbollin kosovar është e mjerueshme.

Shembull i frazës së lartëcekur është edhe stadiumi i skuadrës së Ligës së Parë, Kikës, klubit nga Hogoshti.

Kika ka një stadium në gjendje të mjerueshme, por është pjesa e ”tribunës VIP” ajo e cila është bërë virale në rrjetet sociale, transmeton IndeksOnline.

Në ”tribunën VIP” janë vendosur disa divanë, kinse për t’i shikuar ndeshjet në mënyrë më zyrtare.

Përndryshe, Kika befasoi të gjithë së fundmi me suksesin e saj në Kupën e Kosovës.

Pas fitores ndaj Istogut, Kika arriti në çerekfinalen e Kupës së Kosovës./IndeksOnline/