10:46 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / LB

Vonohet Bislimi, opozita braktis mbledhjen e komisionit ku do të raportonte zv/kryeministri për dialogun

Ka dështuar raportimi i zv/kryeministrit Besnik Bislimi në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Pikërisht në mbledhjen e sotme të këtij komisioni, ai do të raportonte lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Për shkak të vonesës së tij, deputetët e opozitës e kanë braktisur mbledhjen e këtij komisioni.

Në videon e mëposhtme mund të shihni deputeten e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e cila flet për rezervat shtetërore./ IndeksOnline/