11:02 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Votat e diasporës përcillen në QNR, nën masa të rrepta policie

15 mijë e 500 zarfe me vota nga diaspora, të vendosura në ndërtesën e Ministrisë së Infrastrukturës, po bartën në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) dhe do të procedohen sipas rregullave.

Votat po bartën me një kamion dhe janë nën përcjelljen e rreptë të Policisë së Kosovës, raporton Indeksonline.

Ky vendim është marrë dje ndërsa kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se votat nga diaspora do të procedohen sipas rregullave.

Ndërsa, zarfet nga Serbia, nga të cilat dyshohet se u helmuan punonjës të KQZ-së, tashmë janë objekt i hetimeve nga policia./Indeksonline/