14:23 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Votat e kandidatëve të koalicionit AAK-PSD në Kamenicë

Komisioni Qendror Zgjedhor tashmë ka përfunduar numërimin e votave në nivel të përgjithshëm.

Por kandidatët e shumë partive janë në pritje të asaj se a do të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës apo jo.

Indeksonline ka siguruar listën e votave për kandidatët e koalicionit AAK-PSD në komunën e Kamenicës, komunë kjo e cila udhëhiqet nga Qëndron Kastrati dikur pjesë e Vetëvendosjes tani pjesë e PSD-së, transmeton Indeksonline.

Numri i votave të kandidatëve të koalicionit AAK-PSD në Kamenicë

Kandidati me më shumë vota nga kjo komunë pjesë e këtij koalicioni është Gëzon Kastrati me 1 mijë e 321 vota. Ndryshe Gëzoni është vëllai i kryetarit të Kamenicës.

Ai pasohet nga Ramush Haradinaj me 1 mijë e 258 vota dhe Faton Jakupi me 1 mijë e 808 vota.

Rexhep Kadriu mori 675 vota, Ahmet Isufi 547 dhe Lah Myrtaj 361./Indeksonline/